Objektivi primar i drejtuesve të Milanit gjatë kësaj periudhe është rinovimi i kontratës me portierin Giggio Donnarumma, dhe në këtë aspekt Gazidis dhe Maldini po punojnë fort.
Milani dëshiron të nënshkruajë për 3 ose katër vite me Donnarumma, ndërkohë që i ofron 6 milion euro në sezon. Kjo është paga aktuale e portierit dhe italianët thuhet se janë gati të përfshijnë shpërblime të ndryshme në marrëveshjes.
Raiola nga ana tjetër kërkon pagë më të lartë për klientin e tij, ndërkohë që vijon të përflitet ende për klauzolën e largimit nëse nuk arrihet objektivi Champions League. Javën e ardhshme palët do të ulen në tavolinë dhe do të mësohet më tepër, por gjasat janë që Donnarumma të rinovojë.





