Gjykata e Durrësit ka vendosur për fatin e të arrestuarve nga operacioni për goditjen e një skeme fiktive, mashtrimi me TVSH-në që zbuloi një dëm financiar ndaj shtetit me vlerën e 6 milionë eurove. Pronarët dhe punonjësit e 5 kompanive që plotësonin fatura fiktive dhe shkaktuan një dëm financiar prej 6 milionë euro kanë dalë para togave të zeza në Gjykatën e Durrësit.

Bëhet fjalë për Enis Xhaferin 37 vjeç nga Vlora, Regan Merdanin 30 vjeç banues në Tiranë, Roland Avdon 39 vjeç nga Tirana, Ali Agollin 45 vjeç banues në Tiranë dhe Ben Cakën 48 vjeç banues në Tiranë dhe dy persona të tjerë që kanë shpallur në kërkim.

Të martën, Gjykata ekzekutoi 7 masa sigurie “Arrest me burg” për veprën penale “Krijimi i Skemave Mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, e kryer ne bashkëpunim dhe 3 personave të tjerë ju dha masa “Detyrim paraqitje”. Gjykata gjithashtu ka vendosur sekuestro preventive për disa asete të tyre, konkretisht Shoqërinë, “Alfa Nikel”, në vlerën 1.2 milionë Euro në emër të Ali Agollit, një hidrocentral me sipërfaqe 700 m², në Dhërmi dhe një apartament me sipërfaqe 215 m², në Vlorë në pronësi të Enis Xhaferit.

VENDIMI I PLOTE I GJYKATES:

1. Verifikimin dhe konstatimin e respektimit të kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës shtrënguese “Arrest në burg” dhënë me vendimin penal të datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ndaj personit nën hetim R.M. i i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a dhe 25 të Kodit Penal. Personi nën hetim R. M mbetet me masë shtrënguese “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

2. Verifikimin dhe konstatimin e respektimit të kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës shtrënguese “Arrest në burg” dhënë me vendimin penal të datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ndaj personit nën hetim A.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a dhe 25 të Kodit Penal. Personi nën hetim A.A mbetet me masë shtrënguese “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

3. Verifikimin dhe konstatimin e respektimit të kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës shtrënguese “Arrest në burg” dhënë me vendimin penal të datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ndaj personit nën hetim R.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a dhe 25 të Kodit Penal.

4. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj shtetasit R.A me vendimin e datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, masë e cila do të ekzekutohet në banesën e tij në Tiranë, Njësia Administrative Nr. 7, Rr. “B.I”, ndërtesa Nr. X, hyrja X, Ap. X. Urdhërohet personi nën hetim të mos largohet nga banesa dhe për raste të veçanta të njoftojë organin procedues.

5. Verifikimin dhe konstatimin e respektimit të kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës shtrënguese “Arrest në burg” dhënë me vendimin penal të datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ndaj personit nën hetim B.C, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a dhe 25 të Kodit Penal.

6. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj shtetasit B.C me vendimin e datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, masë e cila do të ekzekutohet në banesën e tij në Tiranë, Njësia Administrative Nr. 5, Rr. “O.M”, Ndërtesa X, Hyrja X. Urdhërohet personi nën hetim të mos largohet nga banesa dhe për raste të veçanta të njoftojë organin procedues.

7. Verifikimin dhe konstatimin e respektimit të kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës shtrënguese “Arrest në burg” dhënë me vendimin penal të datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ndaj personit nën hetim E.Xh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a dhe 25 të Kodit Penal.

8. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj shtetasit E.Xh me vendimin të datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me masën e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

9. Urdhërohet personi nën hetim E.Xh të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, të Hënën e parë dhe të fundit të çdo muaji, ora 12:00.

10. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E.Xh nga salla e gjykimit, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.

11. Urdhërohet Prokuroria dhe Policia Gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

12. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.
U shpall sot, në Durrës, më datë 12 Nëntor 2021.