6 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana bën një bilanc të punës së bërë përgjatë këtyre muajve të vështirë.

Shijaku ishte një nga qytetet e goditura më rëndë nga lëkundja sizmike me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Me dhjetëra pallate dhe qindra shtëpi private u dëmtuan rëndë, ndërsa është vendosur për shembjen dhe rindërtimin e tyre.

Për kryebashkiakun Arbana, ndër arritjet më të rëndëësishme për rindërtimin e Shijakut janë miratimi i listës së përfituesve nga Programi i Granteve dhe Programi i Rindërtimit, 750 familje që përfitojnë bonusin e qirasë, 30 pallate dhe 800 banesa të reja, shkolla, kopshte, xhamia e qytetit që do të rindërtohen si dhe parqe publike apo kënde lojërash për fëmijë që pritet të ngrihen,

“Një falenderim i veçantë për Kryeministrin Edi Rama, i cili i dha dritën jeshile të ardhmes së qytetit tonë, duke rizgjuar shpresën në çdo familje dhe duke premtuar që Shijaku jo vetëm do të rindërtohet, por do të kthehet në një zonë turistike. Shijaku do të bëhet më i bukur se ç’ishte para 26 Nëntorit”,– shkruan ndër të tjera Arbana, në një postim në rrjete sociale.

Postimi i plotë i Elton Arbanës:

Sot 6 muaj nga tërmeti i 26 Nëntorit!

Kur toka na lëkundi jo vetëm shtëpitë, por dhe jetët tona NE u bëmë më të fortë.

Bashkia Shijak, Qeveria Shqiptare, Kryeministri, punuan intensivisht për njerëzit që mbetën të pastrehë.

Fillimisht, ofruam ambiente që askush të mos mbetej në qiell të hapur, siguruam vakte të ngrohta për shumë familje.
Më pas u aplikua Bonusi i Qerave. Sot janë 750 familje që përfitojnë këtë bonus.
Kemi punuar maksimalisht në çdo procedurë për shqyrtimin e dosjeve për familjet e dëmtuara dhe jemi nga bashkitë e para që e përfunduam në kohë shumë të shpejtë këtë proces falë angazhimit maksimal të stafit të bashkisë.
Realizuam Dëgjesa Publike në Shijak, Xhafzotaj, Gjepalaj, Maminas, duke bërë një procedurë të rregullt ligjore dhe duke qenë transparent në çdo vendimmarrje.
Puna vazhdoi dhe në kushtet e pandemisë Covid-19 duke marrë vendime për ecurinë e fazës së Rindërtimit.

Dhe ja ku jemi sot:
Shkollat do të rindërtohen.

Ka nisur dhe është drejt përfundimit procesi i demolimit të banesave kolektive nga IKMT.
Është miratuar lista e përfituesve nga Programi i Granteve dhe Programi i Rindërtimit.

Një falenderim i veçantë për Kryeministrin Edi Rama, i cili i dha dritën jeshile të ardhmes së qytetit tonë, duke rizgjuar shpresën në çdo familje dhe duke premtuar që Shijaku jo vetëm do të rindërtohet, por do të kthehet në një zonë turistike.

Shijaku do të bëhet më i bukur se ç’ishte para 26 Nëntorit me:
30 Pallate të reja

800 banesa të rindërtuara
3 Shkolla
Kopsht
Çerdhe
Xhamia
Parqe publike
Kënde lojrash për fëmijë
Bibliotekë

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!