Notarja Dana Vollmer është sportistja e tretë amerikane që ka fituar të paktën 5 medalje të arta në Lojërat Olimpike. Që pas Olimpiadës së Rios ajo nuk ka zbritur më në pishinë, por këtë gjë do ta bëjë pas 10 ditësh. Më datat 13-15 prill do të zhvillohen garat e para sezonale të notit në amerikë, në Arizona dhe ajo do të jetë në start.
Por e veçanta është se në atë periudhë, Vollmer do të garojë 6 muajshe shtatzënë.Ndërsa në korrik, në periudhën që do të zhvillohen garat e Botërorit në Hungari, ajo do të mungojë, pasi edhe mund të jetë bërë nënë. Por Vollmer nuk ka përtuar të bëjë një surprizë dhe të garojë në turneun e Arizonës, për të cilën edhe po stërvitet. Ky do të jetë fëmija e dytë për notaren amerikane, që është gati të surprizojë sërish.