Pak kohë më parë, Kastro Zizo bëri publik lajmin, se së shpejti do të bëhet baba për herë të tretë. Madje ai konfirmoi dhe gjininë e bebes, duke treguar se është në pritje të një djali. Por, shumë pak dihej për të dashurën e tij, që për momentin është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Këngëtari ka vendosur ta prezantojë me publikun, vajzën 25-vjeçare që i ka rrëmbyer zemrën dhe do t’i dhurojë për herë të tretë, titullin baba. Në një foto të një darke mes miqsh, dallohet dhe vajza simpatike me barkun e rrumbullakosur, e veshur sport.

Revista “Bordo” ka zbuluar se vajza në fjalë quhet Sara dhe është 25 vjeçe. Kastro Zizo është babai i dy fëmijëve nga lidhjet e mëparshme, një djalë dhe një vajzë.