Biznesmeni Endri Meksi ka lënë ambientet e SPAK pas rreth 6 orësh nga mbërritja e tij në godinë.
Pasi doli Meksi u shpreh për mediat se u pyet në lidhje me deklaratat e tij të fundit publike.
Meksi ka denoncuar publikisht se ka marrë kërcënime me jetë, ndërsa ka shtuar se i rrezikohet jeta.
Po ashtu ai ka deklaruar se për rastin në fjalë ka bërë dhe denoncim në polici.





