9 gusht 2015 – Gjashtë persona nga Durrësi, të ndarë në dy grupe, janë përfshirë në një konflikt, i cili ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve të forta nga njëra palë.

Tre shtetasit me marrëdhënie familjare më njëri-tjetrin, konkretisht: Luan Himallari 61 vjeç, Klodian Himallari, 34 vjeç, dhe Marsel Himallari, 28 vjeç, në konflikt e sipër kanë goditur me mjete të forta në kokë dhe në trup shtetasit: E.C., 47 vjeç, A.C., 49 vjeç, dhe A.C., 24 vjeç.

Nga tre personat e lënduar, 47-vjeçari me iniciale E.C. raportohet se është dëmtuar rëndë, ndërsa dy shtetasit e tjerë kanë marrë dëmtime të lehta.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 6 të qytetit, ku pas mbërritjes së uniformave blu në vendngjarje, u bë dhe arrestimi në flagrancë i tre shtetasve Himallari.

Materialet procedurale të këtij rasti i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”dhe “Plagosja e lehtë me dashje” në bashkëpunim.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/