DURRËS, 8 tetor 2013 – Nuk ka të ndalur dhuna në familje, burrë-grua, grua-kunat, vëlla-motër. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 7 tetor 2013 u plotësuan 5 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për një 51-vjeçare, nga i bashkëshorti Gj. B., 51 vjeç; një 58-vjeçare nga Durrësi nga djali i saj, 36-vjeçari L. M.; një 30-vjeçare, banuese në rrethin Durrës, nga bashkëshorti, 36-vjeçari M. K.; një 32-vjeçare, nga Durrësi, nga kunati i saj, 40-vjeçari A. M.; një shtetase 29-vjeçare, nga Durrësi, nga bashkëshorti i saj, 37-vjeçari P. Z. Gjithashtu lidhur me dhunën në familje, më 7 tetor 2013, ora 15.00, nga komisariati i policisë Shijak u kap i kërkuari B. Ç., 42 vjeç, banues në rrethin e Durrësit, i cili më 9 gusht 2013 ka kanosur dhe ushtuar dhunë ndaj motrës së tij, me të cilën jeton në të njëjtën banesë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





