E shtuna ka qenë një ditë e ngarkuar për efektivët e policisë së Durrësit, të cilët kanë regjistruar vetëm në pak orë 4 denoncime për raste dhune në familje, ndërkohë që nga një denoncim është regjistruar edhe në komisariatin e policisë së Krujës dhe Shijak.

Në total në nivel qarku janë regjistruar 6 raste dhune, dhe në njërin prej tyre ka nisur edhe procedimi penal për partnerin, nga një fshat i Shijakut, që dhunonte bashkëjetuesen e tij. Për secilin rast dhune kanë nisur procedurat për pajisjen me urdhër mbrojtje të personave të dhunuar.

Në pjesën më të madhe dominojnë rastet e dhunimit të femrave nga bashkëshortët apo partnerët, por nuk mungojnë edhe rastet e dhunimit të të rinjve nga baballarët apo kunetërit.

Rastet e dhunës të raportuar nga policia e Durrësit gjatë të shtunës:

  1. Më datë 24.11.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin K. D., vjeç 23, banues në Durrës, pasi babai, R. D., vjeç 57, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  2. Më datë 24.11.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A. D., vjeç 25, banues në Durrës, pasi kunati A. K., vjeç 57, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  3. Më datë 24.11.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen V. K., vjeçe 66, banuese në Durrës, pasi vëllai A. D., vjeç 55, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  4. Më datë 24.11.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S. M., vjeçe 66, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti I. M., vjeç 64, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  5. Më datë 24.11.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen O. P., vjeçe 27, banuese në Krujë, pasi bashkëshorti M. P., vjeç 27, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së shkallës së Parë Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  6. Më datë 24.11.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen R. B., vjeçe 30, banuese në fshatin Koxhas, pasi bashkëjetuesi B. G., vjeç 55, banues në Koxhas, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  7. Më datë 24.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin B. G., vjeç 55, banues në Koxhas, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses R. R., vjeçe 30, banuese në Koxhas. Neni 130/a i Kodit Penal.