Fryrjen e barkut e njohim të gjithë, sidomos femrat të cilat janë edhe më të prekura nga ky fenomen. Fryrja e barkut ka të bëjë me patologji të ndryshme si:mëlçia, infeksione të traktit gastrointensinal, fshikëza e tëmthit, mosfunksionimi i mirë i zorrëve por shpeshherë fryrja e barkut na vjen nga mënyra e gabuar e të ushqyerit. Duhet pasur parasysh që në disa raste problemi i fryrjes së barkut vjen edhe nga alergjia që shkakton glutina (përbërës i grurit). Këtu do të gjeni 8 këshilla për ti thënë lamtumirë fryrjes së barkut.
1. Më pak qumësht dhe djath
Për të limituar fenomenin e fryrjes së barkut duhet të përdorim në sasi të limituara qumështin dhe nënproduktet e tij si gjiza dhe djathrat. Këto produkte mund ti zëvendësoni me qumësht orizi, soje dhe me djathra të stazhonuar. Kjo bëhet për faktin sepse trupi I disave nga ne nuk arrijnë të tresë laktozën që është prezente tek qumështi dhe nënproduktet e tij.
2. Kujdes nga fermentimet e bukës, makaronave dhe perimeve
Perimet, frutat dhe sheqernat e rafinuar që ndodhen tek makaronat, buka, mielli I bardhë shkaktojnë fryrje të barkut. E njëjta gjë ndodh edhe me majatë birrën dhe patatet. Duket e çuditshme por edhe këto përbëres duhen ngrënë në sasi të limituar.
3 . Fibrat nuk janë të gjitha të njëjta
Fibrat transformohen nga bakteret e zorrëve nëpërmjet një proçesi fermentimi që ndihmojnë në uljen e fryrjes së barkut. Por jo të gjitha fibrat e japin këtë rezultat. Për të evituar fryrjen është mire që sallatën jeshile, spinaqin etj. ta zgjedhim me gjethe të vogël sepse treten më lehtë.Një këshillë tjetër është edhe frulimi i frutave dhe perimeve. Në këtë mënyrë eliminohet pjesa e fibrave jo të tretshme
4. Hani ngadalë dhe përtypeni mire ushqimin
Ushqimi gjatë vakteve duhet shijuar. Ky është një koncept që shpesh e harrojmë sepse e konsumojmë ushqimin në mënyrë të shpejtë me një sy tek e-maili, një sy tek telefoni dhe tek puna që na pret. Në fakt është shumë e rëndësishme të hamë ngadalë dhe ta përtypim shumë ushqimin.Kjo parandalon fryrjen e barkut dhe bën që trupi të thithë më mire substancat ushqyese që përmbajnë ushqimet.
5. Xhenxhefilli dhe finoku
Xhenxhefilli ndihmon për të mbajtur nën kontroll fryrjen e barkut. Mund të shijohet i freskët ose i grirë mbi fruta ose perime. Edhe finoku është një zgjidhje për problemet e tretjes mbi të gjitha nëse e konsumoni në formë çaji.Midis shumë vlerave të tjera ushqimore finoku shfryn barkun duke përshpejtuar procesin e fermentimit.
6. Kujdes me frutat pas vakteve
Konsumimi i frutave direkt pas vakteve ndikon shumë në fryrjen e barkut. Frutat duhet të konsumohen pak kohë pas ngrënies së vaktit.
7 . Jo përdorimit të çamacakizit dhe pijeve të gazuara
Përtypja e çamcakizit favorizon futjen e ajrit në stomak dhe më pas në zorrë, gjë e cila shkakton fryrje. Më mire ta evitoni, ashtu siçduhet të bëni edhe me pijet e gazuara të cilat gjithashtu fusin ajër në zorrë.
8. Në ndihmë ju vjen karboni vegjetal
Karboni vegjetal ose ndryshe karboni aktiv ka aftësi të madhe në përthithjen e gazrave që ndodhen në zorrë, duke reduktuar problemin e fryrjes së barkut pa patur asnjë efekt anësor.