ITALI- Gjashtë turistë rusë kanë humbur jetën në një aksident me pajisje rrëshqitëse në Alpet e Italisë.
Dy persona të tjerë raportohet se janë plagosur rëndë, dje në malin Cermis në provincën Trentino.
Konsullata italiane në Milano ka konfirmuar se 6 personat e vrarë janë shtetas rusë.
Shkaqet e këtij incidenti të rëndë nuk dihen ende.