16 maj 2014 – Problemet gastro-intestinale janë shumë të bezdisshme për këdo. Për t’i bërë ballë këtij shqetësimi zgjidhni ushqimet e duhura.

Kopra

Kopra është një ilaç natyral për problemet me gazrat. Ju mund ta konsumoni pas vaktit, ashtu si është edhe tradita indiane.

Tërshëra

Jo rastësisht tërshëra përdoret në shumë dieta për të humbur në peshë. Ajo ndikon tek sasia e kolesterolit si dhe bën të mundur që stomaku të mos ketë probleme.

Molla

E pasur me pektine dhe të tjera enzima, molla qetëson stomakun në rastet kur ai është i irrituar. Nga ana tjetër, fibrat që ajo përmban mundësojnë një tretje të mire të ushqimit.

Avokadoja

Shumë të pasura me kalium, avokadot përmbajnë edhe vajra të cilat qetësojnë stomakun dhe përmirësojnë tretjen e ushqimit. Nëse nuk e konsumoni dot ashtu si është mund ta shtoni në sandwich-in që keni përgatitur.

Papaja

Papaja duhet konsumuar jo vetëm në rastet e djegies se stomakut, por edhe në rastet e një diarreje apo ulçerave.

Kanella

Kanella është një përbërës shumë i mirë që lufton fryrjen e barkut, djegien e stomakut si dhe diarrenë. Është mirë të përdoret si pluhur si në pjatat e kripura ashtu edhe ato të ëmblat.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/