Flokë të thinjur e rrudha që duket sikur formojnë një rrjetë merimange në fytyrë?!

Me siguri askush nuk do t’i donte dhe do të përpiqej t’i mbante sa më larg vetes për shumë kohë. Edhe pse plakja është një proces ndryshimesh psikofizike tejet natyral, duket se thellë brenda vetes askush nuk dëshiron ta pranojë.

Mirëpo sa do t’i sfidoni vitet me kremëra, trajtime e filtra të smartphonit duhet të ndryshoni 7 zakonet e mëposhtme që ju plakin më shpejt se zakonisht.

1.Pagjumësia: Gjumi është një ndër komponentët më të rëndësishëm në shëndetin e njeriut, gjatë të cilit realizohet eleminimi i toksinave të ndryshme nga organizmi, si dhe i jep prehje trupit. Nëse nuk flini të paktën 8 orë në ditë rrezikoni të jeni të lodhur gjatë gjithë ditës dhe të keni rrathë të zinj e qese poshtë syrit.

2.Gjendja emocionale: E keni vënë re që kur përjetoni një ngjarje a lajm negativ, edhe trupi juaj i përgjigjet me po të njëjtin monedhë atij duke shtuar rrudhat në fytyrë. Ndryshimet emocionale rrisin nivelin e kortizolit në organizëm, i cili ndikon drejtpërdrejt në pagjumësi. Si pasojë do të keni më shumë rrathë të zinj poshtë syve.

3.Stresi: Stresi është një ndër armiqtë kryesorë të shëndetit. Kur jeni të stresuar rritet presioni i gjaku dhe reduktohen funksionet e sistemit nervor, si dhe reflektohen edhe në fytyrën tuaj.

4.Nuk konsumoni yndyrna të tretshme: Një regjim ushqimor i pasur me acide yndyore esenciale Omega-3, jo vetem që frenon shfaqjen e parakohshme të rrudhave, por ushqen dhe hidraton lëkurën. Mos e privoni veten nga ky kompnent që gjendet tek peshku, qumështi, bulmeti, avokado etj, pasi në të kundërt lëkura juaj do të vuajë pasojat e para.

5.Abuzoni me sheqerin: Karbohidratet e përpunuara rrisin nivelin e sheqerit në gjak duke krijuar një sërë problemesh me organizmin si shtim në peshë, dhimbje të vazhdueshme të artikulacioneve, probleme me kavitetet orale etj etj. Por, jo vetëm, abuzimi me sheqerin ndikon edhe në shfaqjen e rrudhave.

6.Abuzoni me duhanin dhe alkoolin: Një gotë verë mes miqsh e bën më të këndshme bisedën, por kur vazhdoni të rrëkëlleni pafund gota e të tymosni, pasojat do i vuajë lëkura juaj.