Itali, 9 maj 2014 – Gjykata e Leçes dënoi me nga tre vjet burg dy skafistë shqiptarë nga Vlora. Sorian Berulli, 42 vjeç dhe Damian Cani, 20 vjeç në mesin e nëntorit të vitit 2013 u kapën nga financierët italianë me 370 kg kanabis të ngarkuar në një skaf 5 metra të gjatë.

Operacioni antidrogë , që çoi në arrestimin e dy skafistëve, ishte krejt i pazakontë për numrin e madh të personelit dhe të teknikës e mjeteve të përfshira në të.

Në sajë të një informacioni të siguruar nga Roja e Financës italiane prej një oficeri shqiptar të Antidrogës, u organizua një operacion kompleks për kapjen e skafit.

Në ajër patrullonte një helikopter. Në det, dy motovedeta të shpejta të financierëve e ndiqnin skafin shqiptar deri në zonën bregdetare të Torre San Andrea-s, ndërsa në tokë dy fuoristrada dhe një furgon po i financierëve kishte mbyllur cdo shteg shpëtimi për skafistët vlonjatë.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/