Një 34-vjeçar ka aksidentuar një fëmijë të mitur teksa drejtonte motorin në rrugën e Kavajës në kryeqytet.

“Rreth orës 10:30, në rrugën e “Kavajës” motori me drejtues 34-vjeçarin M.O., ka aksidentuar fëmijën me iniciale A.Gj, 6 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i motorit ndodhet në vendngjarje.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes