Një djalë 6-vjeçar është ndaluar nga policia, pasi qëlloi një mësuese në shtetin amerikan të Virxhinias, raportojne mediet amerikane.

Të shtënat ndodhën pak pas orës 14:00 me orën lokale (19:00 GMT) në shkollën fillore Richneck në qytetin e Newport News, tha shefi Steve Drew.

Është e paqartë se si fëmija e mori armën, por Drew tha se incidenti nuk ishte “aksidental”.

Mësuesja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur dhe thuhet se është rreth të 30-ave, ka mbetur me lëndime të rrezikshme për jetën.

Ajo u dërgua në një spital lokal dhe po monitorohet nga afër nga mjekët. Ngjarja ndodhi në një klasë të klasës së parë (gjashtë deri në shtatë vjeç) pas një sherri mes dyshes.

Por z. Drew theksoi se të shtënat kishin qenë një incident i izoluar dhe theksoi se oficerët “nuk kishin një situatë ku dikush po shkonte përreth shkollës”.