Një vajzë e vogël i ka shpëtuar jetën babait të saj të sëmurë me diabet, pasi i dha karamele.

41 vjeçari Dave Fitzpatrick vuan nga diabeti dhe në një moment, kur e kishte të ulët nivelin e sheqerit në gjak, vajza e tij 6 vjeçare Lilly i dha karamele, sepse ai as mund të fliste dhe as mund të lëvizte.

Nëse vajza nuk do ta kishte ndihmuar 41 vjeçari mund të kishte kaluar në gjendje kome.

Lilly, e cila dëshiron të bëhet mjeke, tha se e dinte që karamelet ishin të ëmbla, e për këtë arsye ia vuri në gojë të atit të saj.

Ndërkohë Dave e quajti një heroinë të vogël, vajzën e tij të mitur që i shpëtoi jetën.