Këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe portieri Alban Hoxha janë një prej çifteve më diskretë të showbizit. Shumë rrallë postojë foto bashkë dhe edhe më të rralla janë dedikimet për njëri-tjetrin, megjithatë në një rast të rëndësishëm si përvjetori, të gjithë mund ta bëjnë një përjashtim.

Çiljeta dhe Albani, me sa duket, festojnë sot përvjetorin dhe këngëtarja ka zgjedhur ta urojë partnerin me një foto dhe pak fjalë që thonë shumë.

“Sot 6 vjet bashkë, dielli im”, shkruan këngëtarja mbi foto, shoqëruar me disa emoji zemrash.

Lajmet për lidhjen e Çiljetës dhe Albanit nisën të qarkullonin në mediat online që në fillimet e romancës së tyre, por asnjëri prej të dyve nuk e ka pranuar për një kohë të gjatë, derisa erdhi një ditë që u dorëzuan përballë fakteve.