ROME, 13 maj 2013- Pas procesesh të zvarritura, Prokuroria e Milanos ka dënuar ish-kryeministrin Silvio Berluskoni me 6 vjet burg në lidhje me skandalin erotik me një të mitur.
"Kërkojmë gjashtë vjet burg për Silvio Berlusconin", deklaroi prokurorja Ilda Boccassini, e cila kërkoi gjithashtu që i ashtuquajturi ''kavalieri'' të ndalohej përgjithmonë nga çdo funksion publik.
Prokurorja Boccassini deklaroi në sallën e gjyqit, se pas hetimeve telefonike është zbuluar se Berlusconi, ka derdhur 4,5 milionë euro në llogarinë bankare të marokenes, Ruby me të cilën ka pas një lidhje intime, kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe.
Dje u publikuan edhe ambientet nëntokësore, ku kavalieri organizonte festat e shtrenjta me gra striptise dhe të tjera që paguheshin për marrëdhënie seksuale.
Ekipi mbrojtës i Berluskonit pa sukses u përpoq që procesin ndaj tij ta zhvendos në një qytet tjetër të Italisë, me pretendimin se klienti i tyre ishte paragjykuar.





