Itali, 15 korrik 2014 – Në 14 mars 2014, Orges Kulla, 28 vjeç dhe Fatmir Domi, 30 vjeç u arrestuan nga policia e qytetit të Peskarës për drogë. Të dy shqiptarët ishin emigrantë me dokumente të rregullta në Itali. Atyre ju sekuestruan në makinë 2,6 kg heroine, të ambalazhuar në 4 pako, 80 gramë kanabis si edhe 5 celularë.

Gjykata e qytetit të Vastos, duke aplikuar procedurën e gjykimit të shkurtuar, e dënoi Orges Kullën me 6 vjet burg dhe 40 000 euro gjobë për këtë trafik droge. Nesër (të mërkurën) do të zhvillohet gjyqi i Fatmir Domit, që u arrestua bashkë me Orges Kullën për të njëjtën akuzë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/