60 mijë shqiptarë janë përdorues të rregullt të drogave por më alarmante është fakti se në mes të përdoruesve ka edhe fëmijë të moshës 11-vjeçare.  Këta të mitur janë përdoruesit më të vegjël dhe 45 vjeçarët vartësit më të mëdhenj të drogave duke u shndërruar kështu në kontigjentin më të rriskuar nga hiv aids.

Shoqata “Atop aidis” në programin e saj kërkon ti ndihmoj përdoruesit e drogës nga infeksione të tillë hiv duke dërguar në këtë kontrigjentë, në vendin ku merret droga paketa të tëra me shiringa, dezinfektues e pambuk dhe nuk mbledhur shiringat në të cilën është bërë injektimi.

Përdorimi i drogës ka arritur në nivele alarmante dhe droga merret që nga zonat më të banuara, në qoshe pallatesh apo fusha deri në ndërtesat e rrënuara në periferi të Tiranës.

Fondi i Kombeve të Bashkuara po ashtu edhe organizaata të tjera të huaja që financojnë për medikamente dhe fonde në Shqipëri kanë ndërprerë furnizimin që nga muaj mars i 2012-ës duke lënë pezull çdo program parandalues që mund të ndihmone këta përdorues.

Mjekët thonë se në rast se nuk investohet siç duhet në Shqipëri mund të këtënjë shpërthim të hepatit c dhe të hivit në rrugë private si në vendet e tjera ish-socialiste.