13 shkurt 2015 – Gjykata e Savonës me procedurën e gjykimit të drejtpërdrejtë dënoi me nga 20 muaj burg, secili tre hajdutë shqiptarë. Ata akuzohen se po tentonin të vidhnin Bar Franca di Altare, natën e së martës 10 shkurt 2015. Karabinierët arritën t’i prangosin menjëherë, pasi kryen vjedhjen.
Të dënuarit janë Jurgen Qeleposhi, 21 vjeç, si edhe dy vëllezërit Delaj, Gazmiri 19 vjeç dhe Gentlumi 21 vjeç.
/gj. th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





