Një 60-vjeçar i ka dhënë fund jetës ditën e sotme duke u vetëvarur.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:15 në Farkë të Madhe.

Bëhet me dije se shtetasi me inicialet A. V, u gjet i vetëvarur pas banesës së tij.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.