Angli, 2 mars 2014 – 61 vjeçarja, Monika Porter zbuloi në moshën 60 vjeçare se meshkujt 2 -3 herë më të vegjël sesa ajo e gjenin mjaft interesante dhe sensuale. Në një rrëfim për Daily Mail, ajo tregon se në harkun kohor të një viti ka shkuar në shtrat me 15 meshkuj, 11 prej të cilëve i përkisnin moshës 20-30 vjeç, madje brenda një nate ka bërë seks me dy partnerë të ndryshëm. Pas ndarjes nga partneri me të cilin kishte kaluar 20 vitet e fundit, 60 vjeçarja Porter u është drejtuar rrjeteve sociale përmes të cilave është njohur me partnerët e saj shumë më të rinj se vetja.
E identifikuar në rrjetet sociale me pseudonimin “Raven” (korbi) dhe me një foto bardhë e zi, ku buzëqesh në mënyrë enigmatike, Monika Porter duket se po realizon tashmë në moshën e tretë, kur ka dy djem dhe është bërë gjyshe dy herë, një ëndërr ndoshta të vjetër të rinisë së saj.
Pas këtyre aventurave, ajo është rikthyer edhe njëherë me partnerin e saj të dikurshëm, por siç rrëfen ka humbur tashmë lirinë që gëzoi përgjatë vitit të kaluar.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





