Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në “Rrugën e Dibrës”, pranë gjimnazit “Patizani”. Një person është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, shtetësja B.K, e moshës 60 vjeç, është hedhur nga kati i 5-të i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Informacion paraprak

Më datë 26.09.2020, rreth orës 17:55, në rrugën e “Dibrës”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit ku banon shtetësja B.K., 60 vjeçe dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se  shtetasja B.K, vuante nga probleme të shendetit mendor.