Dy shqiptarë janë vënë në pranga, pasi janë kapur nga policia italiane e Pulias me rreth 600 kilogram kanabis. Shtetasit me iniciale H. R dhe D.B,përkatësisht 35 dhe 26 vjeç, u zbuluan nga efektivët gjatë një operacioni të Guardia di Finanza.
Sipas mediave italiane shqiptarët kanë hedhur drogën në det sapo kanë pikasur praninë e oficerëve të Guardia Di Finanza. Nëse lënda narkotike do të shitej në treg do të kapte vlerën prej 6 milionë euro.
Dy shqiptarët e arrestuar i thanë policisë se ishin prej disa ditësh ne det, pasi kishin defekt me motorin e mjetit. Skafi ishte 10 metra i gjatë dhe i përgatitur për transport droge.
Bëhet më dije se lënda narkotike ishte e ndarë në 21 pako të mbështjella mirë me një peshë totale 590.95 kilogram marijuanë.
Ndërkohë shqipatrët akuzohen për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa policia italiane vijon hetimet për persona të tjerë të implikuar, në trafikun e drogës.





