Sërish shifra tronditëse nga Italia. Autoritetet raportojnë se kanë humbur jetë 602 persona gjatë 24 orëve të fundit.

Kështu, ka shkuar në 21.067 numri total i viktimave nga ky virus vdekjeprurës, që po bën kërdinë në mbarë botën.

Ndërsa numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 162 488, ku ditët e fundit ka pas një rënie të numrit të të prekurve.

Ndërkohë numri i të shëruarve ka mbërritur ne 37130 persona.