Në administratën publike do të rekrutohen edhe 61 persona në pozicione të kategorisë së ulët drejtuese.

Në vendimin e publikuar të qeverisë, bëhet me dije se në garën e hapur ende mund të konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil.

"Për vitin 2018, procedura e plotësimit të pozicioneve të lira të kategorisë së ulët drejtuese, për të cilat lëvizja paralele është mbyllur pa fitues, të jetë e hapur edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendet e lira. Numri maksimal i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, është 61 pozicione për kategorinë e ulët drejtuese", thuhet në vendim.