Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë 61 vjeçari me iniciale K.B, banues në në rrugën “Kol Paparisto”, është gjetur nga familjarët i vetëvarur në banesën e tij.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.06.2022, në Rrugën “Kol Paparisto”, në banesë është gjetur nga familjarët e tij i pajetë, i vetëvarur, shtetasi K. B., 61 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.