Pasditen e djeshme, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë një 61-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij në fshatin Dushk, ku shtetasi P. Sh., 61 vjeç kishte konsumuar fotoksinën.

Fatmirësisht ndërhyrja është bërë në kohë, dhe policia raporton se ky shtetas është në spital, në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.