Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekajn, administratori i Arbi Garden, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve.
Por duke qenë se gjykimi ishte i shkurtuar, nëse gjykata pranon kërkesën e prokurorisë për 21 vite burg, Çekaj do të vuajë vetëm 14 vite, pasi ulet 1/3. Për shoferin Armando Pezakun u kërkuan 13 vite burg (me gjykim të shkurtuar 8.8 vite), ndërsa për menaxherin e kompanisë Donaldo Lushaj u kërkuan 18 vite, me gjykim të shkurtuar 10.8 vite, gjithmonë nëse pranohet kjo masë dënimi nga gjykata.
Arbër Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në Maminas, në fund të shkurtit të 2018-s u kapën 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia.
Në pretencë prokurori akuzoi se "Arbër Çekaj është i dyshuar edhe për 90 kokainë të kapur në Kolumbi në 2015-n. Çekaj iku më 25 shkurt 2018 nga pika kufitare e Vernicës dhe u fsheh në Kosovë dhe më pas iku në Gjermani. Çekaj bisedoi me Lushajn se çfarë gjeti antidroga në kontejner në Durrës", tha ai, referuar sasinë prej 613 kg kokainë që u sekuestrua në Maminas.





