Shtyhet seanca në ngarkim të Arbër Çekajt dhe dy të arrestuarve të tjerë për sasinë prej 613 kg kokainë që u kap në Durrës.

Shkak është bërë mungesa e avokatit Maksim Haxhia, që mbron interesat e Arbër Çekajt në këtë proces, pasi ndodhet prej disa ditësh i shtruar në spital.

Në nisje të seancës, Çekaj i kërkoi gjykatës që kjo seancë të mos zhvillohej pasi avokati Haxhiaj e ka ndjekur çështjen prej fillimit.

Bashkë me Çekajn të pandehur kanë përfunduar edhe Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 29 tetor.