Zbardhen detaje të reja nga itinerari i kontejnerit me 613 kg kokainë që u kap në Durrës.
Sipas “Report tv”, kontejneri dy ditë para mbërritjes në Shqipëri u kontrollua nga policia kufitare italiane.
Në Itali, sipas dosjes hetimore kontejneri u kontrollua vetëm fizikisht pa skaner.
Kontrollorët italianë pasi verifikuan se në kontejner kishte banane sipas faturës, i vendosën një tjetër vulë dhe e lanë të vazhdonte rrugëtimin për në Shqipëri.
Edhe në doganën shqiptare kontejneri ka mbërritur me fletë kontrolli nga Italia.
Ky është një ndër rastet e rralla, për të mos thënë unik, kur droga që nuk kapet në BE, kapet nga Shqipëria.
Zakonisht jemi mësuar me rastet e kundërta, kur droga që u ka “shpëtuar” kontrolleve shqiptare, të kapet në shtetet fqinje të BE-së.





