Një ngjarje tragjike është shënuar këtë pasdite në Qerret të Kavajës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në ndërtim. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, kur shtetasi I.P., 62 vjeç, është rrëzuar nga një trar druri teksa po çmontoheshin skelat e një pallati. Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, por ka mbërritur pa shenja jete.
Nga rënia e trarit është dëmtuar lehtë edhe një tjetër person, shtetasi S.H., i cili ka marrë plagë në këmbë.
Të gjithë personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes janë shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.