Roberto Carmona është 62 vjeç, por luan ende futboll. Me një karrierë të nisur që në vitin 1976, futbollisti nga Uruguaji nuk ka ndërmend në varë këpucët në gozhdë. Ai është aktivizuar me skuadra nga liga e dytë deri tek ato amatore në Amerikën e Jugut, atë të Veriut dhe Europë.
Carmona së fundi ishte pjesë e Nuevo Casabo në kategorinë e katërt në Uruguaj dhe është në kërkim të aveturës së radhës. Ai luajti si profesionist deri në moshën 53-vjeçare, duke u bërë edhe pjesë e librit të rekordeve Guinness.
Me një dietë të kujdesshme dhe regjim Roberto Carmona nuk dorëzohet, ndërsa futbollin prej kohësh nuk e shikon si një mënyrë për të siguruar të ardhura, por një kënaqësi.