Pas ngjarjes së rëndë, ku një vajzë tre vjeçare përfundoi në spital me këmbë të thyer, pas dhunës së ushtruar, në kopshtin “Stinet”, qytetarët janë mbledhur në protestës para ambienteve të institucionet privat.
Prindër të fëmijëve, kanë protestuar duke kërkuar zbardhjen e rastit dhe duke u shprehur se duhet të merren masa të rrepta ndaj edukatoreve dhunuese, që të shërbejnë si shembull për mos përsëritje të rasteve.
“Për këdo fëmijë, është rast shokues. Fëmijën tim e çoj në kopsht shtetëror fëmijën tim, të ky kopsht ka pasur denoncime dhe më parë. Kopshtet duhet të monitorohen me kamera që shihet gjithçka çfarë ndodh. Duhet të bëhen kontrolle në kopshte dhe duhet të merren masa më të rrepta. Nuk dihet se çfarë do të bëja nëse diçka do t’u ndodhte fëmijëve të mi”, tha një nënë.