Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në portin e Durrësit 629 pasagjerë nga Italia, nga këto 361 me tragetin “Rigel” dhe 268 “Azzurra”.
Ashtu siç njoftoi më herët APD, tragetet e linjës Bari-Durrës u ankoruan në Terminalin e Trageteve rreth orës 8:00.
Këto ishin edhe pasagjerët e fundit që kanë mbërritur në portin e Durrësit pasi duke nisur nga nesër nuk do të ketë asnjë traget me udhëtarë.
Kujtojmë që një ditë më parë, MIE pezulloi lundrimet dhe fluturimet nga dhe drejt Italisë, ndërsa qeveria italiane mbrëmë e shpalli gjithë vendin zone të kuqe.