Një 64-vjeçar që drejtonte mjetin i dehur rrugëve të Durrësit, ka aksidentuar një person me biçikletë.

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se vunë në pranga shtetasin G.J., ndërsa i aksidentuari është jashtë rrezikut.

NJOFTIMI

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. J., 64 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin S. S., që po lëvizte më biçikletë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.