Një 64-vjeçar banues në fshatin Fushë-Mamurras, është habitur kur ka shkuar për të marrë bar në hangarin në pronësi të tij.
Ai ka gjetur aty një fetus të seksit mashkull, i cili besohet se është abortuar. Burri ka denoncuar rastin në polici, ndërsa prokuroria po heton për sqarimin e rastit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.02.2018, në Fushë-Mamurras, shtetasi S.D vjeç 64 në një hangar në pronësi të tij ka gjetur një fetus të seksit mashkull. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.





