Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 64-vjeçar shqiptar ka tentuar të përdhunojë një 25-vjeçare me aftësi të kufizuara. Pas kësaj, ai është shpallur menjëherë në kërkim nga policia, por ende nuk është arritur të lokaliohet.
Sipas mediave greke, 64-vjeçari ishte një person i besueshëm për familjen, madje i ndihmonte për blerjet. Bëhet me dije se ai dhe nëna e vajzës ishin njohur në kafenenë e kishës.
Nëna e 25-vjeçares, Katerina Bekiari, ka përshkruar momentet dramatike që ka përjetuar kur duke u kthyer në shtëpi, dhe ka parë skenën me vajzën e saj.
“Shkova në farmaci për të marrë syze dhe sapo hapa derën, pashë atë mbi fëmijën tim. Ai vrapon dhe fshihet në tualet dhe unë e godas me gjëra. Më pas ai fillon të më godasë, të më shajë me fraza të pakuptueshme dhe të godasë vajzën time”, u shpreh e ëma e së resë.
Autoritetet helene, po punojnë për kapjen e tij. Ndërsa nga ekspertiza mjeko-ligjore, rezulton që nuk ka pasur abuzim tek vajza me aftësi të kufizuara.





