Ministri i ri i Drejtësisë Besfort Lamallari deklaruar se gjatë vitit 2024 Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë të hetimeve proaktive.
Gjatë fjalës së tij, Lamallari theksoi se hetimet e nisura nga prokurorët janë rritur me 12.3%. Ndërkohë që ka theksuar se janë sekuestruar 65.5 mln euro pasuri.
“Shqipëria ka pasur në 2024 rritjen më të lartë të hetimeve proaktive dhe sekuestrimet pasurore të 5 viteve të fundit. Hetime të nisura kryesisht nga prokurorët janë rritur me 12.3 për qind. Janë sekuestruar 65.5 mln euro pasuri. 569 çështje korrupsioni me 234 të pandehur janë çuar për gjykim, ndërsa SPAK ka regjistruar 65 hetime të nisura kryesisht”, tha ai.





