Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në zonën e Ish-parkut të autobusëve në Tiranë.

Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin me incialet D. K., 65 vjeç, i cili dyshohet se ka vdekur prej arrestit kardiak.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 05.04.2022, rreth orës 13:45, në afërsi të ish-parkut të autobusave, në rrugë, ka ndërruar jetë shtetasi D. K., 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.