Shtëpia e një 65-vjeçari në Shijak ka rënë pre e grabitjes.

Nga burimet zyrtare mësohet se një ditë më parë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit B.K..

“Më datë 03.08.2021, në Shijak, Durrës, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit B. K., 65 vjeç, banues në Shijak. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.