Mediat britanike publikonin sot pamje nga apartamenti 10 milionë paundë ku aktori 61 vjeçar Tom Cruise ka kaluar disa netë romantike me të dashurën e tij të re, aristokraten 36-vjeçare ruse Elsina Khayrova.
Cruise, është parë kohët e fundit duke vizituar Khayrova në shtëpinë e saj në Knightsbridge në qendër të Londrës, me pamje nga parku gjigant Hyde Park.
Fqinjët e tyre thanë për rrjetin MailOnline se kishin parë Cruise të hynte disa herë në ndërtesë, për të shkuar në ‘apartamentin’ më shumë se 1000 metra katrorë të Elsina, ku ish-gruaja e një oligarku rus ka jetuar gjashtë vitet e fundit.
Një prej fqinjëve tha: “Ai vjen nga hyrja kryesore, përshëndet stafin e sigurisë dhe nuk bën shumë zhurmë. Të kesh një emër të madh si ai këtu nuk është se na bën shumë përshtypje, se ka plot të tjerë, që jetojnë ose vijnë për vizitë”.
Apartamenti luksoz është blerë nga ish-bashkëshorti i Khayrova, manjati rus i diamantëve e qymyrit Dimitry Tsvetkov, për të cilin 43 vjeçari kishte paguar 10 milionë në vitin 2017.
Çifti asokohe shpenzuan dhe rreth 3 milionë paundë për rinovimin e shtëpisë. Por kur u vendosën aty në 2018 martesa e tyre nisi të prishej dhe zoti Tsvetkov doli nga shtëpia në 2020 dhe kërkoi divorcin.
Khayrova vijoi të jetonte në apartamentin në Londër, kurse burri u vendos në vilën rurale 27 milionëshe në Surrey.
Pas lajmit të lidhjes së ish-gruas me Cruise, Tsvetkov ka thënë për rrjetin MailOnline se kishe shpenzuar më shumë se 10 milionë paundë për veshje e çanta për ish-gruan, gjatë martesës së tyre të trazuar 10-vjeçare.
Ai tha: “Le të shkojë me këdo, Tom Cruise apo kushdo tjetër duhet të dijë se ajo ka vetëm shije të shtrenjta dhe luksi. Tom duhet të mbajë mirë sytë dhe portofolin të hapur. I shkoftë mbarë të dyve”.
Khayrova është bija e Rinat Khayrova, biznesmen e politikan rus i afërt me Putin, me pasuri rreth 5 miliardë dollarë./DailyMail