Një 66-vjeçar është gjetur i pajetë në trotuar, në zonën e Golemit.

Shtetasi me iniciale A.K., nga Tirana dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale, gjithsesi policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

“Më datë 31.01.2026, rreth orës 14:50, në rrugën “Vjena”, në Golem, është gjetur pa shenja jete, në trotuar, shtetasi A. K., 66 vjeç, banues në Tiranë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale”– njofton policia e Durrësit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.