Një 66-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një parkingu makinash në Tiranë, në rrugën “Siri Kodra”.
Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
“Më datë 17.03.2021, në rrugën “Siri Kodra”, në ambientet e një parkingu automjetesh, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. V., 66 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.” njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.





