Një burrë 66 vjeç ka kanosur me armë dhe ka kërcënuar një vajzë minorene, 17 vjeçe, që të martohej me të.
Kjo ngjarje është shënuar në Tropojë, ku policia bën me dije se ka arrestuar 66-vjeçarin Azem Trezhnjeva, banues në fshatin Buçaj, i cili akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, si dhe “Shtrëngimi për të lidhur martesë”.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se pas kallëzimit që bëri 17-vjeçarja me iniciale R.B., banuese në fshatin Gegaj, policia ushtroi kontroll në banesën e tij, ku u gjetën arma e zjarrit tip Automatik “Zazstava”, si dhe dy krehër me fishekë.