Karabinierët italianë kanë arrestuar një bandë shqiptarësh, të akuzuar për vjedhje banesash dhe sendesh me vlerë. Sipas mediave italiane, grupi përbëhej nga 7 shqiptarë, që vepronin midis Toskanës dhe Umbrias, ndërsa sendet e vjedhura ata i shisnin më pas. Paratë e siguruara nga shitja e sendeve të çmuara ata i dërgonin në Shqipëri.

Të shtatë personat u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Offline”. Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit dyshohet se vidhnin ora të shtrenjta, unaza, orë dhe bizhu floriri.

“Banda e shqiptarëve kishte realizuar vjedhjen e rreth 66 apartamenteve në 5 muaj në qytete si Siena, Arezza, Firenze e Perugia”, raportojnë mediet lokale, sipas të cilave në 1 ditë ata kishin arritur të kryenin 6 vjedhje.

Nga hetimi ka rezultuar se grupi i shiste mallrat e vjedhura si sendet me vlerë dhe bizhuteritë nëpërmjet ndërmjetësve dhe më pas paratë e fituara i dërgonin në Shqipëri

Kryeprokurori i Sienas Salvatore Vitello dhe nga zv.prokurori Aldo Natalini, treguan rolet dhe detyrat e anëtarëve të dyshuar të bandës.