Egjipt, 28 prill 2014 – Një gjykatë në Egjipt ka dënuar 683 persona me vdekje, përfshirë udhëheqësin e Vllazërisë Myslimane Mohammed Badie, në një gjyq masiv. Lajmi është konfirmuar nga avokatët mbrojtws njofton BBC.
Badie dhe 682 mbështetës të tjerë të presidentit të rrëzuar, Mohamed Morsi u përballën me akuza lidhur me një sulm në një stacion policor vitin e kaluar. E njëjta gjykatë ndryshoi edhe 492 dënime me vdekje nga 529 të miratuara në mars. Shumica e dënimeve u konvertuan me burgim të përjetshëm.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





