Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës ka zhvilluar konkursin në poezi, ese dhe pikturë “Përherë në zemrat tona”, kushtuar festave të 7 dhe 8 Marsit.

Arti i pikturës, ai i poezisë dhe eseve kanë qenë në qendër të eventeve kulturore të zhvilluara me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të qytetit.

Sektori i artit pranë kësaj qendre, me synimin për të zbuluar talentet e reja dhe për t’i inkurajuar ata, ka bërë protagonistw nxënësit e shkollave 9-vjeçare, duke organizuar një ekspozitë me vizatime dhe tablo.

Ekspozita është paraqitur për publikun,  mbrëmjen e djeshme  me pjesëmarrjen e të gjithë fëmijëve, prindërve, mësuesve dhe drejtuesve të insttucioneve të kulturës në qytet. Në ekspozitën e  pikturës pjesëmarrës ishin nxënësit nga 30 shkolla të rrethit Durrës, ku u shpërndanë, një çmim i parë, dy çmime të dytë dhe tre çmime të treta.  

Në një tjetër atmosferë festive, është organizuar  një tjetër event po kaq i rëndësishëm, siç ishte gara e krijuesve të rij, që njëkohësisht ishin dhe interpretues. Konkursi i poezisë dhe esesë, vuri në garë letrarët e rinj të qytetit. Në konkursin e poezisë pjesëmarrëse ishin 27 shkolla, ku u shpërndanë, një çmim i parë, dy të dytë dhe tre çmime të treta.

Drejtori i Qendrës Kulturore të fëmijëve, në Durrës, Avni Çuni, u shpreh se kjo qendër tashmë e ka kthyer në një traditë organizimin e të tilla eventeve me rastin e festave të muajit mars. Ai inkurajoi gjithë nxënësit pjesëmarrës dhe ata që nuk fituan, me qëllim mbështetjen e tyre.

Çmimet e para:

Çmimi i parë në ese, shkolla “Myslim Hida”
Cmimi i parë në poezi, shkolla “Eftali Koçi”
Çmimi i parë në pikturë, shkolla “Zooteknik Xhafzotaj”

K.H.